Osmani: Vajzat e mia të mitura janë kërcënuar me dhunim, shumica e kërcënimeve vijnë nga serbët

 

 

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka thënë se ajo dhe familja e saj kanë marrë dhjetëra kërcënime me jetë. Osmani ka thënë se pjesa më e madhe e këtyre kërcënimeve përfshijnë vajzat e saj, shkruan gazeta KFVA.

Osmani tha se ka pasur kërcënime me dhunim drejt vajzave të saj. Ajo është shprehur se shumë nga këto kërcënime vijnë nga serbët. Osmani ka kritikuar institucionet e drejtësisë që përkundër kërcënimeve të shumta, nuk është marrë asnjë masë për kapjen e të dyshuarve.

“Dje janë publikuar një sërë shpifjesh, mirëpo për qytetarët dhe për çdo prind është e qartë që dy fëmijë të vegjël në asnjë moment nuk kanë dëshirë të përcillen nga mbrojtja e afërt, është e dëmshme për psikologjinë e tyre, rritjen e tyre, pengesa më e madhe në raport me zhvillimin e fëmijëve të mi. Vajzat e mia e urrejnë atë përcjellje, por nuk ka qenë kurrë zgjedhje e tyre. Ua pengojnë fëmijërinë normale, lojën normale e ato nuk duan asgjë tjerët thjesht të rriten si bashkëmoshatarët e tyre. Mirëpo rregullat e sigurisë e protokolleve të sigurisë, as nuk i kam sjellë unë, as nuk i kam shpikur unë. Ato kanë qenë të njëjta edhe për presidentë paraprak. Me ligj përcaktohet që presidenti dhe familja e ngushtë kanë mbrojtje të afërt  dhe e kanë nivelin e rrezikshmërisë të lartë. Kjo nënkupton ta zëmë te rasti i im ose kryeministrit, ose kryetarit të Kuvendit që subjekti që ka rrezikshmëri të lartë ka së paku 12 policë në përcjellje, ata që kanë rrezikshmëri të mesme kanë më pak. Çdo gjashtë muaj policia e bën vlerësimin e sigurisë dhe çdo gjashtë muaj vlerësimi është i njëjtë: që vajzat e mia janë në rrezikshmëri të lartë.

Nuk besoj që asnjë prind do të donte që të merrte kërcënime të vazhdueshme me plumb në ballë për veten dhe fëmijët e saj. Unë i marr ato vazhdimisht. Nuk besoj që ka prind të do të donte që vajzat e saj të vogla të kërcënohen me dhunim. Nuk besoj që ka prind që do të donte që për shkak të këtyre t’i izolonte nga jeta normale. Por, ne detyrohemi ta bëjmë këtë sepse ka dhjetëra kërcënime me jetë, shumë nga të cilat vijnë nga serbë. Ka një kërcënim që ka ardhë nga serbë në Twitter, ku është postuar fotografia ime dhe e vajzave të mia dhe thuhet: Ju do të vdisni së shpejti.

Ka edhe shumë kërcënime të tjera, që zakonisht drejtohen drejt fëmijëve të mi. Përkundër dhjetëra kërcënimeve, deri më sot është hera e vetme në  historinë e institucioneve të Kosovës që drejtësia nuk ka ndërmarrë asnjë masë, zero dhe ju duhet të pyesni në favor të kujt shkon që një president i shtetit mos ta ketë trajtimin e barabartë. Ju e dini që çdo politikan tjetër që kërcënohet i shohim shumë shpejt të akuzuarit para gjykatës”, tha Osmani.

Osmani ka thënë se sa vajzat e saj ishin në shkollën “Ismail Qemali”, u janë publikuar edhe klasa ku ato kanë mësuar.

“Vajzat e mia shkollohen në Kosovë. Sa ishin në shkollën “Ismail Qemali” u janë publikuar madje edhe klasat ku kanë qëndruar, duke i ekspozuar ndaj rreziqeve, përfshirë edhe nga Serbia, që ka tendenca kriminale. Më sulmoni mua ditë e natë, kurrë mos u ndalni por mos bini në atë pikë ku fëmijët e vegjël që nuk kanë asnjë faj të rrezikohen”, ka thënë Osmani.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…