by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ukraina ka sulmuar një luftanije të flotës së Rusisë në Detin e Zi. Këtë e konfirmon inteligjenca e Kievit që ka shpërndarë edhe pamje të aksionit.
Sulmi, lexohet në një deklaratë, është kryer me një dron gjatë një operacioni të fshehtë afër portit të Novorosysk.
Gjithmonë sipas inteligjencës, flota ruse ka vetëm 4 luftanije të këtij lloji dhe vlera e tyre është rreth 60 milionë dollarë. Përdorimi i tyre ka nisur nga viti 2015.
Nga sulmi ukrainas, janë dëmtuar aparaturat e komunikimit, kontrollit dhe zbulimit të mjetit lundrues. Rusia, ndërkohë, ka bombarduar pa pushim Ukrainën.
Në rajonin Sumy, një dron goditi një shkollë duke i vënë zjarrin. Bilanci më i rëndë i orëve të fundit është regjistruar në Donjeck, ku 2 persona mbetën të vrarë dhe dhjetë të tjerë u plagosën.
Forcat ruse kanë bombarduar rëndë dhe Zaporizhian me 527 sulme në 14 zona të ndryshme. Dhjetëra të plagosur janë raportuar në atë rajon. Në shënjestër ka përfunduar edhe Kherson ku konfirmohen 5 të plagosur nga sulmet në 33 vendbanime të ndryshme.
Forcat e mbrojtjes ajrore të Kievit pretendojnë se kanë rrëzuar me dhjetra dronë dhe raketa. Edhe Rusia pranon se ka përjetuar një natë zjarri. Ushtria e Putinit pretendon se ka shkatërruar 17 dronë të lëshuar nga Ukraina në drejtim të disa rajoneve.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nuk ka pranuar asnjë raport, informatë apo denoncim nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme apo dikush tjetër, përmes të cilave mund të pretendohej se gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtare
Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar një foto të një personi që dyshohet se është autori i ngjarjes së djeshme ku mbeti i vrarë, Charlie Kirk. ”Po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me të shtënat fatale të Charlie Kirk në Universitetin e
Ish-ambasadori kosovar, Sylë Ukshini ka thënë se presidentja Vjosa Osmani e ka ekzagjeruar shumë çështjen e kameramanit që ka shkuar të xhirojë në shkollën private ku ajo i çon vajzat e saja. Sipas tij, kjo mund të jetë për të rënë në vëmendje meqë e dëshiron edhe një mandat si presidente. “Po ekzagjerohen
Pavarësisht se ishte planifikuar për sot të fillonin gërmimet në Kozhle të Novi Pazarit, ato janë shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë vështirësuar kushtet për punë në terren. Zona ku do të kryhen gërmimet dyshohet se mund të ketë mbetje mortore të viktimave nga lufta e fundit në