by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, në një reagim lidhur me incidentin e djeshëm theksoi se gjatë pesë viteve kur vajzat e saj ndjekën mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë janë përballur me probleme të shumëta infrastrukturore gjatë shkollimit.
Osmani ceku problemet me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës, e ngrohjes, bllokada totale të tualeteve,mungesë pastrimi per muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë, konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës e shumë cka tjetër.
E në lidhje me këto çështje të cekura nga Presidentja Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, iu kundërpërgjigj Osmanit duke thënë se SBAShK-u nuk është në dijeni për këto problem që ka cekur Osmani.
“SBAShK-u nuk ka shënime nga terreni se gjendja në shkollat tona është aq e mjerë ashtu si e paraqet Presidentja gjatë deklaratës së saj duke u munduar të arsyetohet pse fëmijët e saj qenkan në shkollë privatë dhe kushton aq shumë”- tha Jasharaj.
Ai potencon se nuk është zgjidhje që ushëheqësit të dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private e të lënë fëmijët tjerë në kushte të rënduara.
“Në anën tjetër SBAShK-U mendon se nëse vërtetë gjendja në shkolla qëndron e tillë, pra në shkollat publike, atëherë nuk është zgjidhje që secilli udhëheqës t’i marrë fëmijët e tij e t’i dërgoj në shkolla private duke i lënë mijëra nxënës të punojnë në kushtë të tilla të rënduara”- shtoi ai.
Gjithashtu, Jasharaj theksoi se kanë kërkuar nga institucionet përmirësimin e kushteve por Qeveria aktuale ska ndërmarë asgjë.
“SBAShK-u në secilin takim që e ka pas kudo me institucione, ka kërkuar përmirësimin e kushteve të punës në shkolla mirëpo Qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë që të përmirësohen kushtet e punës në shkollat e Kosovës”- përfundoi Jasharaj.
Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak muaj në postin më të lartë shtetëror. Të paktën në këtë mandat, pasi që në publik besohet gjerësisht se ajo ka ambicie për të qëndruar më gjatë në këtë pozitë, përmes një mandati të dytë pesëvjeçar.
Ukraina ka sulmuar një luftanije të flotës së Rusisë në Detin e Zi. Këtë e konfirmon inteligjenca e Kievit që ka shpërndarë edhe pamje të aksionit. Sulmi, lexohet në një deklaratë, është kryer me një dron gjatë një operacioni të fshehtë afër portit të Novorosysk. Gjithmonë sipas inteligjencës, flota ruse ka vetëm 4
Një i ri nga Kosova, i dyshuar për plagosjen e një mësueseje me thikë javën e kaluar në një shkollë profesionale në Gjermani, mund të ketë pasur një motiv “fetar” për sulmin, tha një ministër lokal më 11 shtator. E përditshmja gjermane, Bild raportoi se i dyshuari 17-vjeçar më herët po ashtu kishte
Duke folur për shtypin, Robert Coles, Agjenti Special përgjegjës për Zyrën Terrenore të FBI-së në Salt Lake, tha se zyrtarët kanë gjetur një “pushkë me shufër të fuqishme” që ata besojnë se është arma e përdorur në të shtënat e djeshme. “Një pushkë u gjet në një zonë të pyllëzuar ku autori i