Haradinaj bën homazhe për viktimat e 11 shtatorit: Jeta jonë është e lidhur me Amerikën

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Në një deklaratë për media, Haradinaj tha se populli i Kosovës ka një lidhje të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat luajtën një rol vendimtar gjatë luftës në Kosovë.

“Fati i popullit tonë, edhe jeta jonë, edhe ekzistenca jonë është e lidhur me Amerikën. Më 24 mars të vitit 1999, kur Amerika i priu NATO-s dhe ndërhyri në luftën e Kosovës, duke filluar fushatën ajrore dhe bombardimin e caqeve serbe të regjimit të Millosheviqit, ndihmoi ndaljen e luftës”, tha Haradinaj.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…