by kfvanews

Share

by kfvanews

Share

 

 

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sonte në Ferizaj.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka bërë me dije se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona dhe se janë konfiskuar dy armë zjarri që dyshohet se janë përdorur. Në vendngjarje janë gjetur edhe disa gëzhoja.

“Ferizaj, 11.09.2025 – rreth orës 20:11, në rrugën “Ismet Ramadani” në Ferizaj janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar menjëherë, ku ka arrestuar tre persona të dyshuar. Gjatë kontrollit janë konfiskuar dy armë zjarri të dyshuara se janë përdorur në këtë rast, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe disa gëzhoja. Nga hetimet e para, nuk raportohet për persona të lënduar. Hetimet po vazhdojnë, dhe për informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, ka deklaruar Veseli.

Related Posts