by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Pavarësisht se ishte planifikuar për sot të fillonin gërmimet në Kozhle të Novi Pazarit, ato janë shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë vështirësuar kushtet për punë në terren.
Zona ku do të kryhen gërmimet dyshohet se mund të ketë mbetje mortore të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë. Gërmimet pritet të nisin nesër, ndërsa planifikimet janë që të përfundojnë brenda dy javësh.
Të mërkurën, anëtarë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur së bashku me mjekë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore kanë përfunduar inspektimet në Kozhle afër Novi Pazarit ku po dyshohet për varrezë masive.
Mjeku i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Valon Hyseni tha për KosovaPress se kushtet atmosferike, por edhe ato në terren e kanë pamundësuar nisjen e gërmimeve gjatë ditës së sotme.
Ai thekson se terreni është i vështirë për shkak se lokacioni ku dyshohet se është varrezë masive është edhe deponi mbeturinash.
Mjeku ligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore thotë se informacionet preliminare tregojnë se bëhet fjalë për varrezë masive, ndonëse nuk ka shifra të sakta.
Hyseni për KosovaPress thotë se nga vlerësimet e bëra në terren gërmimet në lokacionin e Kozhles do të përfundojnë brenda dy javësh. Ai shtoi se gërmime për gjetjen e të pagjeturve do të vazhdojnë edhe në dy lokacione tjera në Novi Pazar.
Kujtojmë, trupat e rreth 1600 qytetarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë mungojnë, të cilët janë zhdukur me dhunë nga Serbia. Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore, që sipas tyre, do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se vranësirat parashihet të sjellin reshje shiu. “Temperaturat minimale: 10-13°C. Temperaturat maksimale: 24-27C. Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet tutje në njoftim.
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sonte në Ferizaj. Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka bërë me dije se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona dhe se janë konfiskuar dy armë zjarri që dyshohet se janë përdorur. Në vendngjarje janë
Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë të Moskës – duke e cilësuar mbylljen e kufirit si “destruktive” dhe duke paralajmëruar pasoja. Kryeministri polak, Donald Tusk, një ditë më parë njoftoi për mbylljen e kufirit me Bjellorusinë nga ora 00:00 e 12 shtatorit, në përgjigje
Franca dërgon avionë luftarakë për të mbrojtur Poloninë: S’do t’i nënshtrohemi kërcënimeve të Rusisë
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë të ditur se Franca do të dërgojë avionë luftarakë për të mbrojtur Poloninë. Macron përmes një postimi në X tha se ky vendim u mor pas një bisede me kryeministrin polak, derisa u shpreh se s’do t’i nënshtrohen kërcënimeve të Rusisë. “Siguria e kontinentit evropian është prioriteti