Dyshimet për varrezë masive në Serbi, gërmime deri në dy javë në Kozhlje

 

 

Komisioni qeveritar për personat e pagjetur ka vlerësuar se përafërsisht deri në dy javë mund të shkojnë gërmimet në lokacionin Kozhlje të Serbisë, si pjesë e dyshimeve për varre masive.

Kushtrim Gara nga ky komision tha se mungesa e bashkëpunimit nga pala serbe po e vështirëson procesin.

“Një lokacion i tillë është shumë specifik dhe është shumë herët që të jepen të dhënat në kuptimin e afatit kohor se sa gjatë mund të zgjasin gërmimet, edhe pse sot është dhënë një afat dy javor për të vlerësuar në tërësi hapësirën e shënjuar. Megjithatë edhe sot, edhe në vazhdimësi, edhe para se të fillohet kur u gjet ky lokacion në vitin 2024, u bënë disa gërmime por u ndërprenë nga pala serbe”, tha ai për RTK-në.

Ndërkohë kryetari i komisionit qeveritar, Andin Hoti njoftoi se po kryhet vlerësimi dhe më pas do të shihet mundësia për fillimin e punimeve nga ekipi shqiptar, në prani të ICRC, EULEX, dhe palës serbe.

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…