Britania e shkarkon ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara

 

 

Peter Mandelson, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, u shkarkua të enjten pas ndërlidhjes së gjatë të emrit të tij me të dënuarin amerikan për shkelje seksuale, Jeffrey Epstein, duke e vënë nën trysni kryeministrin Keir Starmer.

Mandelson, i quajtur edhe “Princi i Errësirës” për manovrat e tij në prapaskenë gjatë qeverisë së fundit laburiste, u shkarkua nga posti më i lakmuar diplomatik pas publikimit të shkresave elektronike të tij me Epstein-in këtë javë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Politikani veteran 71-vjeçar, i cili ishte kyç në suksesin e Partisë Laburiste nën udhëheqjen e ish-kryeministrit Tony Blair, ishte vënë në fokus për raportin e tij me Epstein-in pas botimit të një libri ditëlindjeje, ku përfshihej një letër gjoja nga ambasadori ku Epstein-i përshkruhej si “shoku im më i mirë”.

Në shkresa të tjera elektronike të publikuara në media tregohej se si Madelsoni e kishte këshilluar Epstein-in që të luftonte për lirim të hershëm nga burgu, kur ballafaqohej me kauza për ngacmim të një të miture.

“Pas të dhënave shtesë në shkresa elektronike të shkruara nga Peter Mandelson, kryeministri ka kërkuar nga sekretari i Jashtëm që ta tërheqë atë si ambasador” – tha Ministria e Jashtme e Britanisë.

“Shkresat elektronike e tregojnë thellësinë dhe nivelin e marrëdhënies së Peter Mandeslonit me Jeffrey Epsteinin është materialisht ndryshe nga ajo që ka qenë e njohur në kohën e emërimit të tij” – thuhet më tej.

Ministria e Jashtme tha se zbulimi i sugjerimit të Mandelsonit që dënimi i parë i Epsteinit ishte i gabuar dhe duhej të anulohej është “informatë e re”.

Të mërkurën, Mandelsoni tha se atij i vjen thellësisht keq që është takuar ndonjëherë me Epsteinin dhe se ai e kishte mbajtur këtë raport “për shumë më gjatë se që do të duhej ta mbaja” – deklaratë që u duk se e kishte kënaqur kryeministrin Starmer, i cili më vonë në Kuvend i dha mbështetje.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…