AGK: Akuzat dhe insinuatat e Presidentes Osmani rrezikojnë sigurinë fizike të gazetarëve

 

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, të bëra të enjten gjatë një konference për shtyp, ku ajo lidhi disa gazetarë me grupe kriminale dhe plane për grusht shteti.

Në një reagim publik, AGK e cilëson retorikën e presidentes si “thellësisht të papërgjegjshme për postin që mban” dhe paralajmëron se ajo “rrezikon direkt sigurinë fizike të gazetarëve”, raporton lajmi.net

“AGK-ja e dënon ashpër retorikën akuzese dhe nxitëse të Presidentes Osmani gjatë konferencës për shtyp, pasi që ajo rrezikon direkt sigurinë fizike të gazetarëve”, thuhet në deklaratën e asociacionit.

Presidentja Osmani, gjatë konferencës, u është referuar sërish raporteve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), duke theksuar se ato përmbajnë të dhëna që lidhen me bashkëpunime të mundshme ndërmjet “disa gazetarëve” dhe njerëz të afërt me Milan Radoiçiqin, i përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe të rrezikshme për sigurinë e vendit.

AGK-ja paralajmëron se këto deklarata krijojnë pasiguri juridike, jo vetëm për gazetarët, por edhe për qytetarët në përgjithësi.

“Osmani u është referuar sërish raporteve të AKI-së për të forcuar akuzat ‘për disa gazetarë’, për të cilat AGK mendon se vënë në pikëpyetje sigurinë juridike, jo vetëm të gazetarëve, por edhe të secilit qytetar të Kosovës”, thuhet në reagim.

Organizata që përfaqëson gazetarët në Kosovë i ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë që të sqarojnë publikisht bazën e këtyre pretendimeve, duke i cilësuar ato si një formë intimidimi të hapur ndaj punës së gazetarëve dhe tentativë për të ndalur pyetjet në interes të publikut.

“AGK-ja fton organet e sigurisë të deklarohen për këto akuza kaq të rënda, që shërbejnë si intimidim i hapur ndaj gazetarëve”, thuhet më tej.

Postimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…