September 11, 2025

A po bën presidentja Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

A po bën presidentja Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak muaj në postin më të lartë shtetëror.

Të paktën në këtë mandat, pasi që në publik besohet gjerësisht se ajo ka ambicie për të qëndruar më gjatë në këtë pozitë, përmes një mandati të dytë pesëvjeçar.

Jo pak njerëz i panë disa deklarata të fundit të saj në drejtim të jetësimit të synimeve për ta mbajtur karrigen e presidentes. Qëndrimi i saj se shteti nuk mund të bllokohet për një nënkryetar serb të Kuvendit të Kosovës, dhe kritikat e saj ndaj partisë më të madhe të serbëve në vend, Listës Serbe, u panë si pjesë e manovrave për të garantuar mbështetjen politike që i nevojitet për një mandat të dytë, përcjell KFVA.

Vetë ajo iu tha mediave më 11 shtator se po e mendon edhe një mandat, dhe se do të vendosë shpejt. Osmani deklaroi se nuk ka kalkuluar, as për mandatin e parë dhe as tani.

Donika Emini, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit, në parim nuk sheh asgjë të gabuar nëse Osmani e synon edhe një mandat të dytë, mirëpo problemin e gjen te mungesa e një udhëheqjeje të qartë dhe unifikuese, e cila do të duhej ta vendoste interesin e shtetit mbi çdo interes personal apo partiak.

“Mënyra se si është angazhuar gjatë kësaj periudhe krize ka nxjerrë në pah dobësi në lidership, në një moment shumë kritik për vendin. Ajo është parë më tepër si pasive, duke vepruar në mënyrë ad hoc, pa një strategji të qartë, duke organizuar takime pa peshë politike për t’i lëvizur partitë, sidomos ato shqiptare që kanë bllokuar punën e Kuvendit prej më shumë se gjashtë muajsh”, thotë Emini në disa përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Related Posts

Go to Top