Zonja e rëndë e VV, frizura e re – llafet e moçme: Qeveritë e kaluara ishin të korruptuara e të paprekshme

 

 

Albulena Haxhi nga VV’së ka deklaruar se ish-qeveritë kanë qenë të korruptuara, por të paprekshme nga drejtësia, duke vazhduar avazin e narrativin e vjetër elektoral të Vetëvendosjes pas shpërthimit të edhe një skandali me Faruk Mujkën.


“Qeveritë e kalume kanë qenë tepër të korruptuara, por shumë të paprekshme. Duhet vendime të drejta gjyqësore nga institucionet tona të drejtësisë, por kur nuk e ke sistemin e pavarur, natyrisht që nuk mund t’i kesh”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se pasuria e disa politikanëve është e pajustifikueshme: “Është vend i vogël, e dimë si kanë jetuar dhe si jetojnë tani. Sa vila i kanë në lagjet luksoze – e dimë krejt. Si është e mundshme prej një page 1500 euro të kenë vila gjithandej?”

Ajo theksoi se secili që abuzon me detyrën duhet të përballet me drejtësinë, pavarësisht përkatësisë politike.

“Secili që abuzon me detyrën zyrtare duhet të japë llogari, pavarësisht a është i LVV-së. Sepse në ligjet që i bëjmë nuk themi se nuk duhet të preket njeriu i VV-së,” tha Haxhiu.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…