• Mon. Oct 13th, 2025

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për Faruk Mujkën e Vetëvendosjes

Bykfvanews

Sep 10, 2025

 

 

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për Faruk Mujkën, anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeshefin ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” dhe Hysen Muzliukaj, raporton KFVA.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të njëjtit akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Mujka po ashtu akuzohet edhe për një vepër tjetër, që është “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

Njoftimi i plotë:

 

AKTAKUZË NDAJ F.M DHE H.M, PËR VEPRËN PENALE “KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR”

Prishtinë, 10 Shtator 2025 – Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurëve F.M dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të pandehurit akuzohen se, F.M., në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe H.M., si Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike.

Sipas aktakuzës, më 25.04.2021, të pandehurit, duke qenë në dijeni se Kuvendi i Komunës kishte marrë dy herë vendim për shpalljen me interes të posaçëm publik të një prone të paluajtshme, i paraqitën po këtij Kuvendi një Propozim-Vendim për këmbimin e të njëjtës prone, duke e paraqitur atë si pronë komunale, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm prej 125,100.00 euro Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Ndërkohë, i pandehuri F.M. akuzohet edhe për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

Në kuadër të aktakuzës, PSRK ka propozuar: Shqiptimin e dënimeve plotësuese ndaj të pandehurve F.M. dhe H.M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *