Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

 

 

Kjo është historia e vrasësit me pagesë më të rrezikshëm që ka njohur Shqipëria.

Historia e rrëfyer në vetë të parë, dhe metamorfoza e një njeriu që nga puna e ndershme, kaloi nga shitës fruta perimesh e këpucësh, në biznesin e vrasjeve me pagesë për llogari të bandave më të rrezikshme shqiptare


Nga vrasës, ai u kthye në dëshmitarin që tradhtoi gjithë errësirën që e kishte rritur në maja. U kthye në personin që vetëm me një rrëfim, hapi kutinë e “pandorës”, duke gjunjëzuar botën e krimit shqiptar.

“Suksesi bashkëpunimit, ose i tërheqjes në bashkëpunim i një të penduari është pikërisht rihapja apo zbulimi i çështjeve të mbetura pezull, që janë nën hetim apo të pezulluara, të cilat policia shkencore apo policia e shtetit, vijon të gjejë autorët.” u shpreh Alfred Balla, avokat.

“Një kusht tjetër mjaft i rëndësishëm është fakti që të dhënat që jep bashkëpuntori i drejtësisë në deklarimet e tij, të jenë të një rëndësia të veçantë dhe të përbëjnë një provë vendimtare në dhënien e fajësisë së autorëve të veprave penale.” u shpreh Ermira Tafani, pedagoge
Inside Story sjell ekskluzivisht zërin origjinal të Nuredin Dumanit, dëshmi të paprekura, të thëna pa dorashka, ashtu siç dolën nga goja e tij.

“Unë kam pas diku ke 30 kontakte gjithsej në telefonin tim, sepse kisha lidhje edhe me shumë eksponentë të tjerë. Flet edhe në grup në Matrix. Mund të flisje 4 veta, 5 veta. Flasim të gjithë, dëgjojmë të gjithë ça bëjmë me njëri-tjetrin. Kjo gjë ishte kur do me u bë transparent. Pra shofim të gjithë ça po flasim ne dhe ato. Grupi ku jemi ne aty”

Krimi i parë i Nuredin Dumanit ishte posedimi dhe shitja e një pistolete. Fatura e parë e krimit ishte vetëm 300 euro.Ajo ishte prerja e një bilete drejt një rruge pa kthim në krimin e organizuar.
“Kisha një pistoletë, një “Col Special” për ta shitur, ky ka qenë krimi i parë që unë mund të kem bërë fillimisht, armën që shita”.

Related Posts