Categories: Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Lajme

by kfvanews

Share

Bekë Berisha ka zgjedhur të befasojë në prezantimin e kandidatëve për Asamblenë e AAK-së, duke nxjerrë në pah një emër që pritet të trazojë garën. Kreshnik Smajlaj, biznesmeni i njohur nga Prishtina, ka marrë numrin e fundit në listë – 56, por llogaritet të jetë ndër më të votuarit.

I lindur në vitin 1985 në Prishtinë, Smajlaj kreu shkollën fillore në “Iliria” dhe të mesmen në Shkollën e Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”. Më pas, përfundoi studimet në Fakultetin Ekonomik, me specializim në menaxhim dhe ekonomi.

Në vitin 2011, ai themeloi biznesin e tij në gastronomi, i cili sot është shndërruar në një ndërmarrje të fuqishme që punëson mbi 110 persona. Smajlaj është shembull i sipërmarrësit modern, që kombinon akademinë me praktikën, duke u njohur për trajtimin profesional dhe njerëzor ndaj punonjësve të tij.

I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Kreshnik Smajlaj hyn në politikë me bagazhin e një dekade të suksesshme në sektorin privat, duke u prezantuar si model i lidershipit të qëndrueshëm dhe kontributit konkret në zhvillimin ekonomik.

Bekë Berisha në njoftimin e tij vlerësoi:
“Numri i fundit në listë, por i pari në vlera, profesionalizëm dhe përkushtim.”

Related Posts