by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpërmjet territorit të Serbisë, shkruan KFVA.
Apeli i MPJD’së vjen pas arrestimeve të fundit nga autoritetet serbe. Dje është arrestuar edhe një qytetar i Kosovës nga Serbia, për çka MPJD ka thënë se i ka njoftuar edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it.
Ministria ka bërë thirrje edhe për reagim nga bashkësia ndërkombëtare ndaj këtyre arrestimeve.
“MPJD gjithashtu nënvizon nevojën urgjente për reagim nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj praktikave represive të autoriteteve serbe, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Rritja e rasteve të ndalimeve dhe maltretimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përbën shkelje të frymës së dialogut dhe të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy palëve”, thuhet në reagimin e MPJD’së.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka emëruar ministrin në largim të Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, si kryeministër, duke i dhënë atij detyrën sfiduese për të ndërtuar konsensus në një parlament të përçarë dhe për të kaluar buxhetin e vitit 2026, raporton CNN, përcjell KFVA. Më herët të hënën, kryeministri në largim, François Bayrou, dorëzoi dorëheqjen
Këshilltarja e Presidentes së Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke iu bashkuar sinkronit të sulmeve Osmani-VV ndaj Kushtetueses. Kadaj-Bujupi tha se vullneti i qytetarëve nuk mund të pezullohet përmes masave të përkohshme, pasi ai mishërohet në Sovranitetin e Republikës, bartës i së cilit është
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka deklaruar në Tv Dukagjini se do të garojë për një mandat tjetër në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, duke argumentuar se ka ende projekte dhe punë për të realizuar që do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e komunës. Gjini ka thënë se disa nga këto
Anglia po udhëheq 2:0 ndaj Serbisë në Beograd. Harry Kane ka shënuar golin e parë në minutën e 33-të. Noni Madueke shënoi golin e dytë menjëherë në minutën e 36-të.