by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku , ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera”, ka thënë Hoxha.
Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që ne veqanti shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve./
“Bashkë” është slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit. Por, kjo nuk është hera e parë që një parti politike në Kosovë i targeton votuesit me këtë mesazh. Lëvizja Vetëvendosje e ka vjedhur sloganin, me të cilin ka garuar Partia Demokratike e Kosovës, 4 vite më parë në Zgjedhjet Lokale
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër një rrjeti të dyshuar kriminal, në kuadër të hetimeve për shpërthimin e ndodhur më 30 prill 2025 në parkingun e QKUK-së, ku ishte shënjestruar vetura e drejtorit të këtij institucioni. Gjatë bastisjeve në Prishtinë dhe fshatin Rimanishtë, janë arrestuar 11 persona dhe janë
Edhe pse kjo duket si një formalitet i zakonshëm, ndryshimi i orës ndikon dukshëm në jetën e përditshme Nga gjumi dhe përqendrimi, te humori dhe produktiviteti, trupi ynë reagon ndaj prishjes së ritmit natyral. Në vend të një ore më shumë pushim, shpesh përballemi me lodhje, nervozizëm dhe rënie të energjisë. Prej vitesh
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante, ka kryer ekstradimin e dy të dyshuarve shtetas të Kosovës përmes pikës kufitare Vërmicë. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi që ndaj tyre ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga institucionet e