“Paga minimale s’mjafton për jetesë”

 

 

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante, pasi me pagën mesatare prej 350 deri 370 euro nuk mund të mbulohen as nevojat bazë të një personi, e aq më pak të një familjeje.

Ai theksoi se, sipas normave ndërkombëtare, paga e një punëtori duhet të mbuloj nevojat e katër anëtarëve të familjes, gjë që në Kosovë nuk ndodh.

Azemi paralajmëroi se shumë punëtorë po detyrohen të përballen me kosto të papërballueshme, sidomos me fillimin e vitit shkollor dhe ardhjen e dimrit.

“Kemi dy kategori të punëtorëve të sektorit privat, punëtor që punojnë direkt në menaxhimin e pronarit të kompanisë private që e kemi një gjendje paksa sa ma stabile. Përderisa gjendje më të rëndë e kemi te ato kompani që kryejnë shërbimet për institucionet publike dhe institucionet e kuvendeve komunale. Këtu kemi një gjendje jashtëzakonisht të rëndë sepse nëse e marrim një pagë mesatare tek kompanitë publiko-private që i quajmë ne, paga e tyre është diku rreth 350 deri 370 euro. Me një kosto të tillë, me këto shpenzime tani më fillon sezoni i dimrit, ka filluar edhe sezoni i mësimit, paramendo se çfarë mund të bësh me një pagë prej 370 euro, ku sipas normave ndërkombëtare, një pagë e një punëtori duhet t’i mbuloj kërkesat e katër anëtarëve të familjes, e cila me këtë pagë që po e marrin nuk mund të mbuloj kërkesat e as një personi. Ne e dimë se si po jetojmë, ne po e dimë se si po shkojmë tutje”, tha Azemi

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…