Ky është drejtori i arrestuar në Komunën e Mitrovicës

 

 

Policia e Kosovës e ka arrestuar drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Fahri Jashari, për vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Jashari u shkarkua nga pozita sot më 08.09.2025, nga kryetari i komunës, Bedri Hamza.

Ky është drejtori i arrestuar në Komunën e Mitrovicës - Insajderi - 544729375 1215953063880777 2350385072025872638 n e1757355492865 780x439 1

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit.

“Gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit, ku dyshohet se është ndërhyrë në vlerën e saj në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit publik. Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Ky është drejtori i arrestuar në Komunën e Mitrovicës - Insajderi - 545842943 1367815515347497 3605641090836218252 n

 

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…