Kryetari i Plisave dënohet me 1 vit e pesë muaj burgim

 

 

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka marrë vendim ndaj kryetarit të Plisave, Rinor Grajqevcit.

Ai mori një dënim unik prej një vit e pesë muaj burgim për “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gazeta, raporton se shpallja e aktgjykimit u bë nga gjyqtari Sabit Sadikaj, përcjell KFVA.

Për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, Grajqevci u dënua me një vit burgim, ndërsa për “Armëmbajtje pa leje” me 6 muaj burg.

Gjyqtari Sadikaj njoftoi se vepra e tretë penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” është bashkuar me veprën e parë pasi që ekzistojnë të gjitha elementet e asaj vepre penale.

Ndaj të akuzuari Grajqevci, u shqiptua dënim unik prej një viti e pesë muajsh burgim.

Ndërsa i dëmtuari u udhëzua në kontest civil.

I akuzuari u obligua të paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale në shumën prej 200 euro dhe 20 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Kryetari i tifogrupit “Plisat”, nuk ishte i pranishëm në shpallje të aktgjykimit.

Grajqevci në seancën fillestare më 4 shtator, e pranoi fajësinë për veprat penale që i viheshin në barrë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 17 nëntor 2020, Rinor Grajqevci akuzohej se më 15 maj 2020 rreth orës 18:25 në rrugën “Ahmet Haxhiu”, gjatë kohës që po drejtonte veturën, ka dalë nga vetura dhe me armë zjarri ka shtënë një herë në drejtim të veturës së të dëmtuarit Arben Gashi, duke e goditur në pjesën e pasme, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…