by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar Kosova ka pranuar javën e kaluar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 “Puma” të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KFVA.
Sipas Maqedoncit, pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021. Ai tha se prokurimi i këtyrë fluturakeve është realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS).
“Flututuraket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot”, ka shkruar Maqedonci.
Maqedonci ka deklaruar se bashkëpunimi me ShBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht.
Kosova ka porositur 40 njësi në total, në vlerë prej rreth 215 mijë dollarësh.
“Puma LE” janë aeroplanë të cilët lansohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territori. Shërbejnë sikur dronët. Mund të qëndrojnë në ajër deri në 6.5 orë dhe mund të operojnë në të gjitha ambientet.
Trupat ushtarake amerikane në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it, janë të njohur për përdorimin e këtyre aeroplanëve për mbikëqyrjet e kufijve./
“Bashkë” është slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit. Por, kjo nuk është hera e parë që një parti politike në Kosovë i targeton votuesit me këtë mesazh. Lëvizja Vetëvendosje e ka vjedhur sloganin, me të cilin ka garuar Partia Demokratike e Kosovës, 4 vite më parë në Zgjedhjet Lokale
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër një rrjeti të dyshuar kriminal, në kuadër të hetimeve për shpërthimin e ndodhur më 30 prill 2025 në parkingun e QKUK-së, ku ishte shënjestruar vetura e drejtorit të këtij institucioni. Gjatë bastisjeve në Prishtinë dhe fshatin Rimanishtë, janë arrestuar 11 persona dhe janë
Edhe pse kjo duket si një formalitet i zakonshëm, ndryshimi i orës ndikon dukshëm në jetën e përditshme Nga gjumi dhe përqendrimi, te humori dhe produktiviteti, trupi ynë reagon ndaj prishjes së ritmit natyral. Në vend të një ore më shumë pushim, shpesh përballemi me lodhje, nervozizëm dhe rënie të energjisë. Prej vitesh
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante, ka kryer ekstradimin e dy të dyshuarve shtetas të Kosovës përmes pikës kufitare Vërmicë. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi që ndaj tyre ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga institucionet e