by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se udhëheqësit evropianë do të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të hënën ose të martën për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti amerikan shtoi se do të fliste edhe me presidentin rus Vladimir Putin “së shpejti”, si dhe sinjalizoi se administrata e tij ishte gati të kalonte në një fazë të dytë të sanksioneve ndaj Moskës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sanksionet ishin “ideja e duhur” dhe u bëri thirrje vendeve evropiane të ndalojnë blerjen e energjisë ruse.
Kjo vjen në një kohë kur Rusia nisi bombardimet e saj më të mëdha ajrore ndaj Ukrainës gjatë luftës deri më tani, duke vrarë katër persona dhe duke goditur për herë të parë ndërtesën kryesore qeveritare të Ukrainës në Kiev.
Pas sulmit, gjatë të cilit Rusia qëlloi të paktën 810 dronë dhe 13 raketa drejt Ukrainës, Trump tha se nuk ishte “i kënaqur me situatën”.
“Disa udhëheqës evropianë do të vijnë individualisht në vendin tonë të hënën ose të martën”, u shpreh Trump.
Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Ukrainës që kur Trump dhe Putin mbajtën një samit në Alaska muajin e kaluar.
Duke folur për ABC News, Zelensky tha se vazhdimi i blerjes së naftës dhe gazit rus nga partnerët evropianë nuk ishte “i drejtë”.
Ai shtoi: “Ne duhet të ndalojmë [blerjen] e çdo lloj energjie nga Rusia, dhe meqë ra fjala, çdo gjë, çdo marrëveshje me Rusinë. Nuk mund të kemi asnjë marrëveshje nëse duam t’i ndalojmë ato.”
Zelensky gjithashtu përshëndeti planet e Trump për të vendosur tarifa dytësore për vendet që tregtojnë me Rusinë – që synojnë të pengojnë aftësinë e Moskës për të financuar luftën.
“Mendoj se ideja për të vendosur tarifa ndaj vendeve që vazhdojnë të bëjnë marrëveshje me Rusinë, është ideja e duhur”, tha ai.
Rusia ka shitur rreth 985 miliardë dollarë (729 miliardë paund) naftë dhe gaz që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022, sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri