by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, deri tani në prova materiale janë pranuar dëshmitë e 264 dëshmitarëve, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Prej tyre 262 janë dëshmitarë të Prokurorisë, ndërsa dy të mbrojtësit të viktimave, përcjell KFVA.
Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, Zyra për Informim e DhSK-së, ka njoftuar se përveç 125 dëshmitarëve të Prokurorisë dhe dy të mbrojtjes së viktimave që dëshmuan në sallën e gjyqit, janë pranuar në prova edhe dëshmitë e disa dëshmitarëve tjerë me shkrim.
Sipas përgjigjes, në prova janë pranuar edhe 137 dëshmi me shkrim, e që 83 i përkasin pranimit duke u thirrur në Rregullën 153. Ndërsa, 54 të tjera janë pranuar sipas Rregullës 155 të Rregullores së procedurës dhe provave.
“Nga 137 dëshmitë me shkrim që janë pranuar deri tani si prova gjyqësore, 83 janë pranuar sipas rregullës 153 dhe 54 janë pranuar sipas rregullës 155”, tha zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle.
Sipas Rregullores së procedurave dhe provave, Rregulla 153 parasheh pranimin e deklaratave me shkrim në vend të dëshmive fizikisht në sallën e gjyqit. Kjo rregull parasheh, pranimin e deklaratave me shkrim pa u paraqitur dëshmitari në gjykatë për të dhënë dëshmi në rast se dëshmia e tij nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarit për të cilin flet aktakuza.
Ko rregull, tregon edhe faktorë të tjerë të cilët mund ta bëjnë një dëshmi të pranueshme si në rastin kur ajo është përsëritëse dhe mbulon fakte të njëjta sikur dëshmitarët që kanë dëshmuar në sallën e gjyqit, për të cilët ka qenë mundësia e ballafaqimit.
Rregulli 154 parasheh pranimin e dëshmive të dëshmitarëve që kanë dëshmuar në sallën e gjyqit dhe të cilët ka pasur mundësinë që t’i marrë në pyetje pala thirrëse, pala kundërshtare dhe trupi gjykues.
Pra, kjo Rregull parasheh marrjen e dëshmisë në sallën e gjyqit dhe ka të bëjë më shumë për veprime dhe sjelljen e të akuzuarit.
Ndërsa, Rregulla 155 parasheh pranimin e atyre deklaratave të personave që nuk janë të disponueshëm. Sipas kësaj rregulle, persona të padisponueshëm për gjykatën janë personat që kanë vdekur, nuk janë të aftë për të dëshmuar për shkak të gjendjes fizike apo mendore ose edhe ata të cilët nuk kanë dëshmuar për shkak të ndërhyrjeve të palejueshme siç janë kërcënimi apo frikësimi.
Por, për t’u pranuar një dëshmi sipas kësaj rregulle, duhet të plotësohen disa kushte, ndër të tjera edhe interesi i drejtësisë për të pasi janë bërë përpjekje të arsyeshme për ta siguruar dëshminë, por që nuk është arritur.
Nga 125 dëshmitarët e Prokurorisë që dëshmuan në sallën e gjyqit, shumica prej tyre ishin me masa mbrojtëse. 52 prej 125-ve dëshmuan në seanca publike, ndërsa 73 ishin me masa mbrojtëse.
Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast. Ndër dëshmitarët që dëshmuan në seancë publike e që ishin thirrur nga Prokuroria në këtë rast kishte shqiptarë, serbë e ndërkombëtarë. Kurse, më 15 shtator 2025 është planifikuar të fillojë dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes.
Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.
“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.
Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave. Dëshmitarët e mbrojtjes së viktimave ishin Karin Duhne-Prinsen dhe Dr. Catherine Nicola Black.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
“Bashkë” është slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit. Por, kjo nuk është hera e parë që një parti politike në Kosovë i targeton votuesit me këtë mesazh. Lëvizja Vetëvendosje e ka vjedhur sloganin, me të cilin ka garuar Partia Demokratike e Kosovës, 4 vite më parë në Zgjedhjet Lokale
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër një rrjeti të dyshuar kriminal, në kuadër të hetimeve për shpërthimin e ndodhur më 30 prill 2025 në parkingun e QKUK-së, ku ishte shënjestruar vetura e drejtorit të këtij institucioni. Gjatë bastisjeve në Prishtinë dhe fshatin Rimanishtë, janë arrestuar 11 persona dhe janë
Edhe pse kjo duket si një formalitet i zakonshëm, ndryshimi i orës ndikon dukshëm në jetën e përditshme Nga gjumi dhe përqendrimi, te humori dhe produktiviteti, trupi ynë reagon ndaj prishjes së ritmit natyral. Në vend të një ore më shumë pushim, shpesh përballemi me lodhje, nervozizëm dhe rënie të energjisë. Prej vitesh
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante, ka kryer ekstradimin e dy të dyshuarve shtetas të Kosovës përmes pikës kufitare Vërmicë. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi që ndaj tyre ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga institucionet e