Aksident masiv në Gjermani, 9 makina përplasen në Frankfurt, tre të vdekur

 

 

Një aksident fatal është regjistruar në autostradën A3, në Frankfurt të Gjermanisë. Nëntë automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe të paktën një prej tyre shpërtheu në flakë.

Si pasojë tre persona mbetën të vdekur në aksidentin masiv. Sipas Bild dyshohet se viktimat ishin turistë, pasi disa valixhe së bashku me dy biçikleta të montuara ishin të paketuara në pjesën e pasme të makinës së tyre.

Sipas policisë , shkaku i saktë i aksidentit fatal midis kryqëzimit Offenbacher Kreuz dhe Frankfurt-Süd është ende i paqartë.

Sipas policisë, dy të rinj, një burrë 20-vjeçar dhe një grua 21-vjeçare, vdiqën në njërën nga automjetet e përfshira në aksident. Një burrë 38-vjeçar pësoi lëndime fatale në një automjet tjetër që fluturoi nga trafikndarësja. Dy persona vdiqën në vendngjarje dhe i treti u shtrua në spital pak më vonë.

Përveç kësaj, dy persona të përfshirë në aksident pësuan lëndime të lehta. Sakaq, pjesë makinash fluturuan për disa metra, duke u shpërndarë në të gjitha korsitë.

Sipas policisë, autostrada u mbyll plotësisht në të dyja drejtimet deri në mëngjes herët në të dy senset e lëvizjes.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…