Ushtarët gjermanë të KFOR-it stërviten për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve

 

 

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale – Lindje kanë zhvilluar së fundmi një trajnim të posaçëm me qëllim forcimin e kapaciteteve për zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e dronëve – një aftësi gjithnjë e më e domosdoshme në skenarin e sigurisë së sotme.

Në njoftimin e NATO-s thuhet se ushtrimi është fokusuar kryesisht në përdorimin e sistemit WINGMAN, për identifikimin e dronëve dhe gjurmimin e operatorëve të tyre, si dhe në përdorimin e pajisjes HP-47, për interceptimin dhe çaktivizimin e mjeteve ajrore pa pilot (UAV).

Sipas komunikatës, këto ushtrime rrisin aftësitë teknike individuale të ushtarëve, duke vënë në pah rëndësinë e koordinimit, punës në ekip dhe përshtatshmërisë në përballjen me kërcënimet e reja ajrore.

“Kjo ekspertizë unike zgjeron fushëveprimin e misionit të KFOR-it, duke forcuar kapacitetin e tij për t’u përballur me sfidat gjithnjë e më të mëdha të sigurisë”, thuhet në njoftim./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…