OVL-UÇK për protestën në Hagë: Jemi në fazën përfundimtare, gjithçka është gati

 

 

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se më 14 shtator, në ora 14:00, do të organizojë një protestë në qytetin e Hagës, aty ku po zhvillohet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla,  ka deklaruar se organizimi është në fazën përfundimtare dhe interesimi për pjesëmarrje është i madh, si nga Kosova ashtu edhe nga diaspora.

Ai theksoi se lejet për protestën janë marrë nga autoritetet holandeze dhe se gjithçka është gati.

“Organizimi po ndodh shumë mirë, jemi në fazën përfundimtare. E kemi pasur shumë bashkëluftëtarë tanë që kanë qenë të interesuar për të shkuar me autobus të marrin pjesë në protestë. Disa na kanë ndihmuar me përkujdesjen e autobusëve. Diku do të jenë pesë autobusë që do të nisen nga Kosova dhe do të bëjmë rrugën për në Shqipëri, target nga Italia pastaj në Holandë, për shkak se frigohen të kalojnë në vendet tjera, për faktin që në Serbi kujdesen me na vu në listat e Interpolit që të mos na dalin probleme, kalojmë nga Shqipëria. Organizimi në diasporë po shkon si më së miri, ka interesim nga Gjermania, Zvicra, deri tek Australia dhe Amerika. Jemi në fazën finale, me autoritetet holandeze kemi përfunduar të gjitha procedurat e lejes. Gjithçka sa i përket mirëmbajtjes ka përfunduar, vetëm po presim pjesëmarrjen në protestë”, ka deklaruar Syla.

Sipas tij, protesta do të mbahet një ditë para paraqitjes së një dëshmitari amerikan në gjykatë, si shenjë përkrahjeje për ish-bashkëluftëtarët dhe një mesazh për Gjykatën Speciale dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Ideja ka qenë ajo ditë, për shkak se dëshmitari amerikan do të jetë menjëherë në ditën e nesërme. Kjo është një lloj mbështetjeje bashkëluftëtarëve tanë, që ne jemi me ju. I gëzohemi faktit që dëshmitari është amerikan. Mesazhi jonë kryesor është për Gjykatën Speciale dhe Bashkësinë Ndërkombëtare – jo në emrin tim – pra, populli jonë i thotë kësaj gjykate që nuk mundeni me marrë vendime në emrin tonë, sepse ka ndryshuar gjithçka përmbajtja e kësaj gjykate dhe misioni i saj. Për shkak se ka devijuar misionin e saj, nuk mundet me vendos në emër të popullit. Gjithmonë po shkon të rritet numri i organizatorëve që do të merren me protestën. Do të jetë madhështore, sepse interesimi është shumë i madh”, tha ai

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…