“Nuk shkoj në kryeqytetin e atij terroristi”, Zelensky refuzon propozimin e Putinit për t’u takuar në Moskë

 

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë sugjerimin e homologut të tij rus Vladimir Putin për t’u takuar në Moskë, duke e quajtur zgjedhjen e vendit të takimit një shenjë se Rusia nuk është vërtet e interesuar për negociata.

Udhëheqësi ukrainas tha: “Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi sepse Ukraina është nën sulme me raketa, nën zjarr çdo ditë”.

“Putin mund të vijë në Kiev”, shtoi ai, shkruan euronews.

Bëhet e ditur se presidenti amerikan Donald Trump ka nxitur bisedime ballë për ballë midis presidentëve rusë dhe ukrainas.

Një takim dypalësh ose trepalësh ishte një nga qëllimet kryesore të samitit të Trumpit me Putinin në Alaska muajin e kaluar.

Më vonë, Trump tha se Putin dhe Zelensky do të takoheshin pasi presidenti ukrainas të vizitonte Uashingtonin dhe të bisedonte me udhëheqësit evropianë, por Moska ka vënë kushte shtesë në tryezë, duke zvarritur një vendim dhe duke shtuar bombardimin e qyteteve ukrainase.

Këtë javë, Putin tha se ishte “gati” të takohej me Zelenskyn, por në Moskë

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…