• Mon. Oct 13th, 2025

E vrau në veturë, ende në arrati i dyshuari për rastin në Llapashticë të Podujevës

Bykfvanews

Sep 7, 2025

 

 

Një 31-vjeçar dyshohet të ketë vrarë mbrëmjen e së shtunës një person në Llapashticë të Podujevës.

Në raportin 24 orësh, Policia bën të ditur se vrasja ka ndodhur në veturë dhe se i dyshuari ndodhet ende në arrati.

“Llapashticë e epërme, Podujevë / 06.09.2025 – 19:36. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në rrethana ende të pa njohura dyshohet se ka vrarë në veturë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh.

Gazeta Online Reporteri raportoi qysh mbrëmë se i dyshuari për vrasjen është 31-vjeçari Arbër Havolli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *