Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ani pse ishte premtim i kahmotshëm nga secila qeveri që ka ardhur në pushtet, përvjetori i 26-të i themelimit të Policisë së Kosovës e gjeti këtë institucion ende pa sigurim shëndetësor. Ish-pjesëtarët e saj kritikojnë institucionet për mungesë të gatishmërisë për të përmbushur premtimet dhe rikujtojnë se disa nevoja të Policisë së Kosovës mbesin esenciale.

Dje Policia e Kosovës festoi ditëlindjen e 26-të dhe për dhuratë mori lavdata e mbështetje nga çdo figurë shtetërore e qytetare. Por ky përvjetor e gjeti me premtime të parealizuara dhe me mungesë të një përfitimi jetik për detyrën – sigurimin shëndetësor.

Prej vitesh ky sigurim u është premtuar pjesëtarëve të saj, por ende ka mbetur vetëm në letër dhe në deklarata publike. Për ata që dikur ishin pjesë e këtij institucioni, kjo është zhgënjyese.

“Të gjithë kanë premtuar sigurimin shëndetësor, kanë premtuar se do të bëhet, madje është premtuar edhe pensioni i hershëm sepse mosha 65-vjeçare është shumë e lartë. As ajo nuk u bë. Takimi me Albin Kurtin, edhe aty u dha ky premtim, dhe mund të them se ka qenë mjaft premtues, por as kjo qeveri nuk e bëri. Është e çuditshme pse nuk ndodh as kjo dhe as pensioni i hershëm. Kemi policë që punojnë me zor, që janë me sëmundje të ndryshme”, ka deklaruar Shaban Tasholli, ish-kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Të njëjtin shqetësim e ndajnë edhe ish-pjesëtarë të tjerë të këtij institucioni, të cilët mungesën e sigurimit shëndetësor e cilësojnë si veprimin më diskriminues ndaj Policisë së Kosovës.

“Çështja më diskriminuese që u bëhet policëve të Kosovës është se, përtej rrezikut që e kanë në punë, ata nuk kanë sigurim shëndetësor që, në rast se ndodh diçka, ta gëzojnë atë. Është tepër e dhimbshme që një polic, që vesh uniformën dhe merr përgjegjësinë me gjithë pajisjet që i ka në dispozicion për misionin, nuk ka as një shujtë të siguruar. Pagat janë të ulëta”, ka theksuar Fehmije Gashi-Bytyqi, ish-police.

Sipas saj, manifestimi i djeshëm duhet të shërbejë si një rikujtim për qeverinë e ardhshme.

“Në këtë manifestim që u zhvillua dje, është momenti vendimtar që institucionet që do të konstituohen, cilatdo qofshin ato, të mendojnë për institucionin më të mirë, t’u ofrojnë siguri shëndetësore, ushqim, paga më të dinjitetshme dhe që policët të mos kenë brengën nëse do të mund ta sigurojnë ekzistencën”, ka theksuar ajo.

Policia e Kosovës mbetet e vetmja në rajon pa sigurim shëndetësor.

 

 

Related Posts

  •     Për herë të parë që nga fillimi i luftës, rusët kanë goditur ndërtesat qeveritare në qendër të kryeqytetit ukrainas. Katet e sipërme të ndërtesës ku zhvillohen mbledhjet e Kabinetit janë të dukshme, të djegura dhe të dëmtuara rëndë. Zjarrfikësit janë ende në punë. Rusët kanë goditur zona të tjera të qytetit: deri më

  •     Në moshën 49 vjeçare, ka vdekur në Stamboll të Turqisë, ku edhe jetonte me familjen e saj, gazetarja nga Peja, Mirlinda Imami, autore e emisioneve argëtuese e motivuese ‘Qejfi më i madh se Stambolli’. Lajmin për vdekjen e saj, e kanë bërë publik, familja e ngushtë e saj në Pejë. E ndjera, prej

  •     48 zyrtarë policorë janë suspenduar brenda 6 muajve të këtij viti. Sipas statistikave të ofruara nga Inspektorati Policor i Kosovës, brenda kësaj periudhe janë arrestuar 18 zyrtarë policorë për vepra të ndryshme penale e një zyrtar policor është transferuar. Megjithatë, ky institucion nuk ka ofruar të dhëna se sa prej të suspenduarve gjatë

  •     Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale – Lindje kanë zhvilluar së fundmi një trajnim të posaçëm me qëllim forcimin e kapaciteteve për zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e dronëve – një aftësi gjithnjë e më e domosdoshme në skenarin e sigurisë së sotme. Në njoftimin e NATO-s thuhet se ushtrimi është fokusuar kryesisht në përdorimin