• Mon. Oct 13th, 2025

Çdo votim, çdo sondazh: Ramiz Lladrovci po i përmbys të gjitha rezultatet online!

Bykfvanews

Sep 7, 2025

 

 

Ramiz Lladrovci, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Drenasit, po shndërrohet në emrin më të përmendur të ditëve të fundit. Në një kohë kur gara politike po nxehet, Lladrovci po arrin një rezultat që pak kush do ta kishte imagjinuar: ai po dominon çdo sondazh, çdo votim dhe çdo poll në rrjetet sociale e gazetat më të mëdha të vendit.

Çdo link i hapur, çdo anketë e publikuar, çdo pyetje “Kë do për kryetar?”, kthehet në të njëjtën përgjigje: Ramiz Lladrovci del fitues absolut. Përmbysjet e rezultateve në favor të tij po ndodhin me një shpejtësi që ka befasuar jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe analistët e opinionit publik.

Ky fenomen nuk është rastësi. Ai është pasqyra e një mobilizimi qytetar që nuk po ndalet, e një fryme të re që kërkon vazhdimësi e zhvillim, dhe e një kandidati që arrin të ngjallë besim tek njerëzit. Drenasi po tregon se nuk i nënshtrohet kalkulimeve politike të zakonshme, por voton me zemër dhe bindje.

Nëse sondazhet e rrjeteve sociale janë treguesi i parë i opinionit publik, atëherë Ramiz Lladrovci tashmë ka hyrë në garë si favoriti i padiskutueshëm i komunës. Ai nuk po përmbyt vetëm sondazhet, por edhe pritshmëritë e atyre që menduan se gara do të ishte e paracaktuar.

Drenasi ka filluar të flasë, dhe zëri i tij thotë qartë: Ramiz Lladrovci dhe PDK RLL janë forca që po marrin zemrën e qytetarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *