Tronditet Podujeva: Vrasje në Llapashticë

 

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një vrasje që ka ndodhur në fshatin Llapashticë të Podujevës. 

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Policia ka thënë se hetuesit policorë kanë nisur hetimet, por nuk kanë bërë të ditur për identifikimin apo arrestimin e të dyshuarit.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për KFVA.

Reporteri.net merr vesh se rasti ka ndodhur tek shkolla e fshatit.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…