Policia në Ferizaj sekuestron tre automjete me dru të transportuar pa dokumente

 

 

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ferizaj, ku ka ndaluar tre automjete me targa vendore që transportonin dru pa dokumentacionin e nevojshëm.

Sipas njoftimit, automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë, do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.

Qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë duke raportuar rastet përmes numrave emergjentë 192 dhe 0290/326-250, ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, me garanci të plotë për konfidencialitetin e informacioneve të raportuara.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…