NASA publikon pamje mahnitëse nga teleskopi James Webb

 

 

Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s ka tejkaluar sërish të gjitha pritjet.

NASA publikoi imazhin spektakolar duke treguar mijëra yje të rinj shkëlqyes, 5 mijë e 500 vit drite larg Tokës.

Përveç yjeve të rinj me madhësi dhe ngjyra të ndryshme, imazhi zbulon një re pluhuri dhe gazi në të cilën po formohen yje.

Kjo re është aq e madhe sa shtrihet përtej fushëpamjes së kamerës.

Një grup yjesh shumë të rinj, i quajtur Pismis 24, ndodhet thellë në brendi të saj, për të cilat janë nevojitur mbi pesë orë për t’i kapur në foto.

James Webb, teleskopi më i madh dhe më i fuqishëm i dërguar ndonjëherë në hapësirë, u lansua para katër vjetësh.

Ai vëzhgon universin në spektrin infra të kuq, i cili i lejon të depërtojë në pluhurin hapësinor dhe të regjistrojë skena të lindjes së yjeve.

Distanca deri në mjegullnajë është 5.500 vit dritë, me një vit dritë që është rreth 9.46 trilionë kilometra.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…