Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë

 

 

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u trajtuan disa çështje me rëndësi për anëtarësinë dhe arsimin në vend.

Një nga temat kryesore ishte mungesa e teksteve shkollore, problem që po përsëritet edhe këtë vit. Kryetarët e niveleve komunale raportuan se situata është më e theksuar te klasat VI–IX, ku ka mungesë të librave për shkak të dallimeve në numrin e nxënësve krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa tekstet e dorëzuara janë shpesh të dëmtuara dhe pothuajse të papërdorshme.

“Një tjetër pikë e rëndësishme ishte shqetësimi për mosformimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës. Këshilli Drejtues vlerësoi se vonesat e gjata po dëmtojnë procesin arsimor dhe zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit. U ra dakord që sapo të formohet Qeveria, SBASHK-u të nisë dialogun për adresimin e kërkesave të kahershme të anëtarësisë”.

Nëse nuk do të ketë gatishmëri për dialog dhe rezultate konkrete, SBASHK-u tha se do të nisë veprime sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme.

“Gjithashtu, Këshilli Drejtues mori vendim unanim që udhëheqësit e Shoqatave Sindikale që garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, të dorëhiqen nga pozitat sindikale ose ndaj tyre të ndërmerret vendimi për shkarkim deri në përfundim të procesit zgjedhor. Në fund të mbledhjes, u trajtuan edhe tema të tjera që ndërlidhen me organizimin dhe funksionimin e sindikatës”.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…