by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka paralajmëruar se në zgjedhjet e 12 tetorit, kryetarët e shumë prej komunave dhe politikat tjera lokale do të mund të përcaktohen nga votat e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.
Në një postim në Facebook, Cakolli ka shkruar se në mesin e 10 komunave me përqindjen më të lartë të votuesve jashtë vendit në raport me numrin e përgjithshëm, asnjë prej tyre s’janë komuna të “mëdha”.
“Aty përfshihen: Juniku (21.95%), Malisheva (10.59%), Mamusha (8.64%), Hani i Elezit (6.67%), Istogu (5.51%), Dragashi (5.34%), Deçani (5.30%), Kaçaniku (4.15%), Shtime (3.53%) si dhe Kamenica (3.87%).
E madje, në pothuajse secilën prej këtyre 10 komunave, por edhe në plot tjera, numri i votuesve jashtë vendit për këto zgjedhje është më i madh ose i përafërt se diferenca në vota mes dy kandidatëve të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Prandaj, përveç faktit që numri i votuesve shkon mbi 2 milionë – gati 100 mijë më shumë se më 9 shkurt – mjaft ‘interesante’ do të jenë edhe statistikat dhe rezultatet e votimit jashtë vendit”.
Ani pse ishte premtim i kahmotshëm nga secila qeveri që ka ardhur në pushtet, përvjetori i 26-të i themelimit të Policisë së Kosovës e gjeti këtë institucion ende pa sigurim shëndetësor. Ish-pjesëtarët e saj kritikojnë institucionet për mungesë të gatishmërisë për të përmbushur premtimet dhe rikujtojnë se disa nevoja të Policisë së Kosovës
Për herë të parë që nga fillimi i luftës, rusët kanë goditur ndërtesat qeveritare në qendër të kryeqytetit ukrainas. Katet e sipërme të ndërtesës ku zhvillohen mbledhjet e Kabinetit janë të dukshme, të djegura dhe të dëmtuara rëndë. Zjarrfikësit janë ende në punë. Rusët kanë goditur zona të tjera të qytetit: deri më
Në moshën 49 vjeçare, ka vdekur në Stamboll të Turqisë, ku edhe jetonte me familjen e saj, gazetarja nga Peja, Mirlinda Imami, autore e emisioneve argëtuese e motivuese ‘Qejfi më i madh se Stambolli’. Lajmin për vdekjen e saj, e kanë bërë publik, familja e ngushtë e saj në Pejë. E ndjera, prej
48 zyrtarë policorë janë suspenduar brenda 6 muajve të këtij viti. Sipas statistikave të ofruara nga Inspektorati Policor i Kosovës, brenda kësaj periudhe janë arrestuar 18 zyrtarë policorë për vepra të ndryshme penale e një zyrtar policor është transferuar. Megjithatë, ky institucion nuk ka ofruar të dhëna se sa prej të suspenduarve gjatë