Gashi-Bytyqi: Nuk e kisha imagjinuar që edhe pas 26 vitesh, Policia ende nuk do të kishte sigurim shëndetësor

 

 

Fehmije Gashi-Bytyqi, zyrtarja e parë grua e Policisë, u ka uruar sot të gjithëve 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Ajo ka pohuar se për të puna si zyrtare policore është njëra nga përvojat më të paharrueshme në jetën e saj.

Gashi-Bytyqi, e cila tashmë punon si avokate, ka theksuar se nuk e ka menduar kurrë se Policia e Kosovës nuk do të ketë sigurim shëndetësor për punonjësit e saj, raporton KFVA.

“Nuk kam menduar kurrë se Policia e Kosovës edhe pas 26 vjetësh të formimit nuk do të ketë sigurim shëndetësor. Mirëpo të mbahet arma, të mbahet shufra, të patrullohet natën, dhe sidomos kohëve të fundit në veri të vendit, ku u kthye sovraniteti realisht, falë sakrificës së drejtpërdrejt të Policisë së Kosovës”.

“Mos të harrojmë e kemi dëshmor edhe Enver Zymberin dhe Afrim Bunjakun, dhe imagjinojeni që një zyrtar policor nuk ka as sigurim shëndetësor dhe asnjë shujtë ditore për ushqim”, ka thënë Gashi-Bytyqi./ KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…