“E gjuajti me disa plumba sa ishte në veturë”, detaje të reja nga vrasja në Podujevë

 

 

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, njësitë policore, menjëherë pas marrjes së informacionit për të shtëna në këtë zonë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:30 jemi informuar për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Me të arritur në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë hasur në një burrë pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor,” ka deklaruar Ahmeti.

Sipas burimeve, i dyshuari për këtë vrasje është Arbër Havolli. Mësohet se viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, në të cilën ndodhej bashkë me autorin në momentin e ngjarjes.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…