Daku: Me angazhim të plotë mund ta realizojmë ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës

 

 

Në prag të sfidës kualifikuese kundër Letonisë, Kombëtarja shqiptare mbajti sot konferencën për shtyp në “Air Albania”, ku sulmuesi Mirlind Daku ndau pritshmëritë e tij.

Daku u ndal fillimisht te miqësorja ndaj Gjibraltarit, duke e cilësuar një test të rëndësishëm për lojtarët e rinj: “Ishte një ndeshje ku u provuan shumë skema dhe vendosje. Kishim disa raste në sulm, por nuk ishte përqendrimi maksimal, pasi miqësoret shërbejnë për të parë ku duhet të përmirësohemi.”

Duke folur për ndeshjen ndaj Letonisë, ai u shpreh se ekipi duhet të jetë më i saktë përpara portës: “Në përballjen e parë patëm shumë raste, por mungoi agresiviteti në finalizime. Kjo nuk duhet të na shqetësojë, sepse rastet krijohen, por tani është koha të tregojmë qetësi dhe të shënojmë. Shpresoj që këtë herë të fitojmë, sepse kemi mësuar nga gabimet”, ka deklaruar ai.

Sulmuesi shtoi se skuadra duhet të jetë e bashkuar dhe të japë maksimumin në çdo duel.

“Ndeshjet më të vështira janë kundër ekipeve që në letër nuk kanë çfarë të humbasin. Duhet të jemi të fortë dhe të përqendruar që në minutën e parë.”

Daku nënvizoi gjithashtu se Shqipëria ka zhvilluar ndeshje të mira në këto kualifikuese, veçanërisht kundër Serbisë, ndërsa përballja me Anglinë ishte e vetmja ku ekipi nuk arriti nivelin e pritur. “Besoj te ky grup, te puna dhe sakrifica që po bëjmë. Me angazhim të plotë mund ta realizojmë ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës,” përfundoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…