BE dëshiron t’i heq qafe veturat me naftë?

 

 

Pavarësisht përparimit të konsiderueshëm të bërë nga motorët me djegie të brendshme, bota duket e vendosur t’i zhdukë ato.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për motorët me naftë.

Gjatë shekullit të kaluar, kemi qenë dëshmitarë të përparimeve të panumërta që kanë formësuar atë që ne e njohim si automobil sot.

Në vitin 1897, vetëm 12 vjet pas lindjes zyrtare të veturës parë, një inxhinier gjerman, Rudolf Diesel, krijoi motorin e parë me naftë në histori, me të cilin janë të pajisura shumë vetura sot, megjithëse ka gjithnjë e më pak prej tyre.

Sipas politikanëve të BE-së, disa prej tyre vërtetë duhen zhdukur.

Teoria, të paktën ajo e diktuar nga politikanët, është se të gjithë duhet të ngasim vetura elektrike.

Realiteti është se jemi ende shumë larg nga ajo pikë.

Rregulli aktual është se vetura e fundit me motor me djegie të brendshme në Evropë do të prodhohet deri më 31 dhjetor 2034, por kjo datë ka shumë të ngjarë të shtyhet me disa vite.

Vitin tjetër, Parlamenti Evropian do ta shqyrtojë planin dhe prodhuesit dhe vendet pothuajse me siguri do të lobojnë për ta shtyrë atë datë. /KFVA./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…