by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Thellohet skandali me përdorimin tej normave të lejuara të pesticideve në produktet shqiptare.
Pas domateve dhe pjeshkëve të bllokuara në Kroaci, një sasi me spec të kuq të eksportuara nga Shqipëria drejt Sllovenisë janë tërhequr me urgjencë nga tregu atje, për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, që u zbulua në produktin shqiptar.
Kompania Geaprodukt në Slloveni ka dhënë urdhrin për tërheqjen e specave nga Shqipëria, pasi në to janë gjetur pesticide të tepërta si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid. Produkti i eksportuar nga Shqipëria drejt Sllovenisë, nga data 24 gusht deri në 4 shtator, ishte paketuar në kuti kartoni dhe më pas në qese plastike.
Kompania sllovene iu ka kërkuar të gjithë qytetarëve të mos e konsumojnë produktin, për shkak të pesticideve të tepërta, por ta kthejnë në vendin e blerjes ose ta hedhin. Gjithashtu, personat që kanë qenë në kontakt me ushqimin e kontaminuar, duhet të dezinfektojnë duart, njoftuan autoritetet në Slloveni.
Ndërkohë, pak ditë më parë, Kroacia asgjësoi 4 tonë me domate shqiptare, pasi rezultuan të ishin spërkatur 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr.
Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat, i cili po ashtu më 22 gushti kishte asgjësuar 5 tonë pjeshkë nga Divjaka, sepse në këtë frutë shqiptar ishte gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë, nikel.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para medieve pas përfundimit të samitit të Bërdo-Brijunit këtë të hënë (6 tetor) në Durrës, ka mbështetur progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Osmani deklaroi se gjatë procesit të samitit ajo kërkoi mbështetjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, si
Dëshmitari Naim Sadiku i cili ka qenë pronar i dyqanit ku kishte shkuar Naim Murseli pas ngjarjes kritike, tha se i akuzuari i kishte thënë që e kanë plaçkitur dhe se bashkëshortja e tij kishte mbetur në veturë. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së
Donald Trump, ndryshe nga shumë paraardhës të tij, njihet për faktin se nuk ka konsumuar kurrë alkool në jetën e tij. Ai dikur zbuloi se pas këtij vendimi fshihej një histori tragjike familjare. Vitin e kaluar, në podcast-in “This Past Weekend” të Theo Von, prezantuesi theksoi abstinencën e tij. “Vura re se nuk
Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, ka dhënë dorëheqjen, më pak se një ditë pasi u zbulua kabineti i tij, shkruan BBC. “Kushtet nuk u përmbushën që unë të vazhdoja si kryeministër”, tha Lecornu të hënën në mëngjes dhe kritikoi mungesën e gatishmërisë së partive politike për të arritur kompromise. Pallati Elize e bëri