by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë profesionale në qytetin e Essen-it, ku një mësuese u godit me thikë nga një nxënës, autoritetet gjermane kanë dhënë informacion të ri lidhur me incidentin.
Sipas burimeve të gazetës BILD, sulmuesi – një 18-vjeçar me origjinë nga Kosova – është qëlluar nga policia disa kilometra larg vendit të ngjarjes, pasi u përpoq të sulmonte edhe forcat speciale të ndërhyrjes së shpejtë (SEK). I riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është intubuar nga ekipet e urgjencës.
Mësuesja e plagosur rëndë në stomak është dërguar menjëherë në spitalin universitar, ku sipas të dhënave më të fundit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo u sulmua brenda ambienteve të shkollës, në zonën e njohur si Bildungspark në Nordviertel të Essen-it.
Pas sulmit, brenda shkollës ka shpërthyer paniku. Disa dhjetëra nxënës janë vetë-mbyllur në klasat e tyre duke ndjekur protokollet e alarmit për sulm të armatosur. Ndërkohë, dhjetëra të tjerë janë trajtuar nga ekipet mjekësore për gjendje shoku, pasi ishin dëshmitarë të drejtpërdrejtë të sulmit ose ndihmuan në ofrimin e ndihmës së parë për viktimën.
Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut. Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu e cila e kishte vizituar një ditë më parë ka treguar detaje në emisionin Radar në Radio Dukagjini. Ajo tregon se ka kontaktuar me të gjithë krerët e vendit, por asnjëri nuk
Policia e Kosovës ka njoftuar se në ditët e fundit janë shtuar ankesat e qytetarëve dhe bizneseve që raportojnë raste mashtrimi në emër të ndihmës financiare për persona të tretë. Sipas njoftimit, personat e panjohur i kontaktojnë qytetarët përmes telefonatave në aplikacione si Viber dhe WhatsApp, duke përdorur numra nga shtetet fqinje si
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar dy persona, B.M dhe Q.M, nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale “fajde”, “shpëlarje e parave”, “kanosje”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”. Arrestimet u kryen pas veprimeve hetimore të zhvilluara me urdhër të Prokurorisë
Njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje do ta flasin fjalën e fundit në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Të premten, edhe një biznes i lidhur ngushtë me partinë në pushtet është licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregti me energji elektrike. “Energy for Change L.L.C”, në pronësi të Erzen Krasniqit, udhëheqësit