Joe Biden i nënshtrohet një operacioni për kancer të lëkurës

 

 

Ish‑presidenti amerikan Joe Biden, 82‑vjeç, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qelizave kancerogjene nga lëkura.

Procesi i rikupreirmit, sipas një zyrtare që është cituar nga NBC News, është shuke shkuar mirë.

Kjo ndërhyrje është kryer pak muaj pasi Biden në maj pati njoftuar se është diagnostikuar me kancer të prostatës.

Ai ka zhvilluar procedurën e njohur si “Mohs surgery”, që synon të heqë qelizat e kancerit nga lëkura në mënyrë precize dhe të sigurt.

Gjatë presidencës së tij, shëndeti fizik dhe gjendja mendore e Biden-it ishin tema diskursi ndërkombëtar. Ai u tërhoq befas në korrik 2024 nga gara për rizgjedhje, menjëherë pas një performancë të dobët në një debat, që ngjalli shqetësime tek demokratët.

Biden ishte personi më i moshuar që fitoi zgjedhjet presidenciale në 2020 – një rekord që u tejkalua në 2024 nga Donald Trump, i cili aktualisht është 79 vjeç.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…