by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia e Kosovës ka njoftuar se në ditët e fundit janë shtuar ankesat e qytetarëve dhe bizneseve që raportojnë raste mashtrimi në emër të ndihmës financiare për persona të tretë.
Sipas njoftimit, personat e panjohur i kontaktojnë qytetarët përmes telefonatave në aplikacione si Viber dhe WhatsApp, duke përdorur numra nga shtetet fqinje si Bosnja dhe Hercegovina apo Mali i Zi, dhe kërkojnë që mjetet financiare të dërgohen përmes shërbimeve si Western Union dhe MoneyGram.
Policia bën të ditur se më vonë viktimat kuptojnë se paratë nuk janë përdorur për qëllime ndihme, por për përfitime personale të individëve të dyshuar.
“Bazuar në këto rrethana, u bëhet apel qytetarëve dhe bizneseve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj kërkesave të tilla, pasi hetimet e deritanishme kanë konstatuar se bëhet fjalë për skema mashtruese me qëllim përfitimi personal.”, thuhet në njoftim.
Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut. Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu e cila e kishte vizituar një ditë më parë ka treguar detaje në emisionin Radar në Radio Dukagjini. Ajo tregon se ka kontaktuar me të gjithë krerët e vendit, por asnjëri nuk
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar dy persona, B.M dhe Q.M, nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale “fajde”, “shpëlarje e parave”, “kanosje”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”. Arrestimet u kryen pas veprimeve hetimore të zhvilluara me urdhër të Prokurorisë
Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë profesionale në qytetin e Essen-it, ku një mësuese u godit me thikë nga një nxënës, autoritetet gjermane kanë dhënë informacion të ri lidhur me incidentin. Sipas burimeve të gazetës BILD, sulmuesi – një 18-vjeçar me origjinë nga Kosova – është qëlluar nga policia
Njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje do ta flasin fjalën e fundit në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Të premten, edhe një biznes i lidhur ngushtë me partinë në pushtet është licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregti me energji elektrike. “Energy for Change L.L.C”, në pronësi të Erzen Krasniqit, udhëheqësit