by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar dy persona, B.M dhe Q.M, nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale “fajde”, “shpëlarje e parave”, “kanosje”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”.
Arrestimet u kryen pas veprimeve hetimore të zhvilluara me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Mee autorizim të kësaj prokurorie dhe vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë,m në aksionin e sotëm janë realizuar kontrolle në katër lokacione të ndryshme – përfshirë shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse – që lidhen me të dyshuarit.
Gjatë bastisjeve, hetuesit kanë sekuestruar prova materiale të cilat pritet të përdoren në procedurat penale kundër të arrestuarve. Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, Prokuroria Speciale ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për të trajtuar çdo informacion dhe dyshim për krime të organizuara me profesionalizëm dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e drejtësisë, me qëllim që të gjithë kryesit e veprave penale të vihen përpara përgjegjësisë ligjore./KFVA/
Njoftimi i plotë:
Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut. Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu e cila e kishte vizituar një ditë më parë ka treguar detaje në emisionin Radar në Radio Dukagjini. Ajo tregon se ka kontaktuar me të gjithë krerët e vendit, por asnjëri nuk
Policia e Kosovës ka njoftuar se në ditët e fundit janë shtuar ankesat e qytetarëve dhe bizneseve që raportojnë raste mashtrimi në emër të ndihmës financiare për persona të tretë. Sipas njoftimit, personat e panjohur i kontaktojnë qytetarët përmes telefonatave në aplikacione si Viber dhe WhatsApp, duke përdorur numra nga shtetet fqinje si
Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë profesionale në qytetin e Essen-it, ku një mësuese u godit me thikë nga një nxënës, autoritetet gjermane kanë dhënë informacion të ri lidhur me incidentin. Sipas burimeve të gazetës BILD, sulmuesi – një 18-vjeçar me origjinë nga Kosova – është qëlluar nga policia
Njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje do ta flasin fjalën e fundit në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike. Të premten, edhe një biznes i lidhur ngushtë me partinë në pushtet është licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregti me energji elektrike. “Energy for Change L.L.C”, në pronësi të Erzen Krasniqit, udhëheqësit