Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Udhëheqësit evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, takohen më 4 shtator në Paris, në një përpjekje të re për të rritur presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, pasi ai u zotua se vendi i tij do të luftojë në Ukrainë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje.

Në Perëndim është rritur zemërimi për atë që udhëheqësin thonë se është mosvullnet i presidentit rus për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që Moska nisi kundër Ukrainës tre vjet e gjysmë më parë.

Samiti, që do të udhëhiqet nga liderët e Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, synon që të forcojë planet për garancitë e sigurisë për Ukrainën nëse ose kur të arrihet një armëpushim, por edhe që udhëheqësit të kenë një pamje më të qartë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, Rusia i ka hedhur poshtë këto garanci dhe vetë Putini ka thënë se Moska është e gatshme “t’i zgjidhë të gjitha detyrat tona ushtarakisht” në mungesë të një marrëveshjeje.

“Ne jemi gati, ne evropianët, që të ofrojmë garanci të sigurisë për Ukrainën dhe ukrainasit në ditën kur të nënshkruhet marrëveshja e paqes”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron, të mërkurën mbrëma duke folur përkrah Zelenskyt, raporton REL, transmeton Periskopi.

Macron tha se detajet e garancive janë “konfidenciale”, por “përgatitjet kanë përfunduar” gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të mbajtur më herët.

Udhëheqësit evropianë kanë qenë të rezervuar lidhur me natyrën e garancive, të cilat pritet të përfshijnë vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë, trajnime dhe mbështetje nga SHBA-ja.

Zelensky, nga ana e tij, tha se ishte i bindur që aleatët e Kievit do të ndihmojnë “të rritet presioni mbi Rusinë për të shkuar drejt një zgjidhjeje diplomatike”.

Por, ai shtoi po ashtu se “fatkeqësisht, ende nuk kemi parë asnjë shenjë nga Rusia se ajo dëshiron ta përfundojë luftën”.

Disa orë para se të nisnin bisedimet, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se garancitë për Ukrainën ishin “absolutisht të papranueshme”.

“Nuk ka garanci për sigurinë e Ukrainës, ato janë garanci për rrezikun ndaj kontinentit evropian”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova gjatë margjinave të një forumi ekonomik të mbajtur në Lindjen e Largët të Rusisë.

Ajo shtoi se Rusia nuk do të pranojë të diskutojë për dislokimin e trupave të huaja në Ukrainë “në asnjë format”.

Related Posts

  •     Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një gruaje në Prishtinë, raporton Periskopi. Sipas njoftimit, e njëjta dyshohet për “shpërdorim të pasurisë së huaj”. Postimi i plotë: Kërkesë për bashkëpunim– identifikim i personit të dyshuar Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin

  • Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e rëndë që ndodhi brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit. Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga kanë rënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe një punonjës sigurie i Gjykatës

  • Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Shqipërinë. Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës që gjyqit. Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit, Tiranë. Ai qëlloi me 3 plumba drejt gjyqtarit, dy prej tyre në gjoks dhe një një stomak, ndërsa Kalaja ndërroi jetë rrugës

  •     Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Sipas këtij instituti, temperatura maksimale do të arrijnë në 9 gradë Celsius, përcjell Periskopi. “Moti i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 3-6C. Temperaturat maksimale: 6-9°C. Era: nga veriperendimi, 1–5 m/s”, thuhet tutje