Uniforma e veteranëve kushton plot 350 euro

 

 

Uniforma me të cilën do të identifikohen u përzgjodh, por ajo nuk do të jetë e lirë për t’u blerë.

Me shumë se një pension i plotë do t’u duhet veteranëve të UÇK-së për ta bërë te veten kostumin e nderit, i cili kushton plot 350€.

Kërkesë e veteranëve është që këto rroba, të cilat i dizajoni e filloi t’i prodhojë Ferid Berisha, i njohur me nofkën komandant “Shkupi”, t’i sigurojë shteti, transmeton KFVA.

Komandanti thotë që sasia po ia imponon edhe çmimin, ndonëse ankesën e bashkëluftëtarëve e arsyeton pasi e di që më shumë se 37 mijë veteranë janë pa punë.

Në çmim ndikon goxha edhe fakti se uniforma prodhohet në Turqi.

”Shkupi” ftoi të gjithë që mund të asistojnë të mobilizohen në blerjen e këtyre rrobave për krejt veteranët, të cilat, sipas tij, mund t’i veshin vetëm ish luftëtarët, ani se të gjithë tjerët kanë drejtë t’i blejnë. Për këtë është në hartim një draft-rregullore.

Rregullorja duhet të miratohet në Organizatën e Veteranëve, që paraprakisht aprovoi uniformën.

Shitja e kësaj uniforme, për të cilën komandant “Shkupi” thotë se punoi 3 vjet, nisi 3 muaj më parë.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…