Banorët e Marecit në hall të madh: As ujë, as kanalizim, as transport publik

 

 

Banorët e fshatit Marec në komunën e Prishtinës po përballen prej vitesh me probleme të shumta, përfshirë mungesën e ujit të pijshëm, rrjetin e kanalizimit dhe transportin publik.

Një shqetësim i veçantë për komunitetin është ndotja e lumit të fshatit, e cila sipas banorëve vjen nga metalet e rënda që derdhen nga minierat e Artanës.

Ata shprehen pse ndihen të rrezikuar dhe të braktisur, pasi institucionet përkatëse nuk po ndërmarrin asnjë masë për të adresuar këtë problem. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente, duke theksuar se ndotja e lumit përbën rrezik jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.

Dardan Vrajolli, banor i këtij fshati thotë se në fshat kanë probleme të shumta, po ua pamundësojnë jetesën.

Ai tha se kanë adresuar shumë ankesa dhe kërkesa në institucione, si në Komunën e Prishtinës edhe në Ministrinë e Infrastrukturës.

Sa i përket ndotjes së lumit ai tha se lëshohet materie kancerogjene dhe është i rrezikshëm për shëndetin e banorëve.

Ai tregon se si një kafshë kishte pirë ujë në lumë dhe kishte ngordhur.

Vrajolli thotë se nga autoritetet kanë marrë vetëm premtime.

“Po kërkojmë gjëra elementare për ekzistencë”, thotë ai.

Shqetësimet e banorëve dhe arsyetimet e institucioneve mund t’i ndiqni në videon e plotë në kanalin zyrtar të Gazetës Online Reporteri.net në youtube.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…