Alarm në lojëra: Dogana bllokon 275 njësi lodrash të rrezikshme!

 

 

Në kuadër të inspektimeve në tregun e brendshëm, Dogana e Kosovës ka ndaluar 275 njësi lodrash për fëmijë, për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e autorit dhe të pronësisë intelektuale.

Sipas komunikatës të Doganës në Facebook, kontrollet janë realizuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut dhe në koordinim të plotë si pjesë e Task Forcës Kundër Piraterisë

Si rezultat i këtyre veprimeve, janë ndaluar nga qarkullimi produktet që dyshohet se janë të falsifikuara, duke siguruar mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të pronësisë intelektuale.

“Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, si dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet zbatuese të ligjit për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase fenomenin e piraterisë dhe falsifikimit në tregun e brendshëm”, thuhet në komunikatë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…