by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë (The Royal United Services Institute for Defence and Security Studies).
Top Channel mëson se ky zhvillim prek edhe akademikun shqiptar Andi Hoxhaj i cili është “associate fellow” ne The Royal United Services Institute for Defence and Security Studies. Praktikisht Hoxhaj kthehet në një person non grata nga Rusia.
Në dokumentin e njoftimit dërguar nga Rusia institutit britanik thuhet se: “Nëse anëtaret dhe ata që punojnë heqin dorë nga Instituti dhe nuk kanë më asnjë association formal, ju hiqet dhe lejohet hyrja ne Rusi.
Organizata ekziston që prej vitit 1831 në Mbretërinë e Bashkuar dhe e pozicionon veten si “think tank”-u më i vjetër i pavarur që merret me kërkime në fushën e mbrojtjes, sigurisë globale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ajo financohet nga autoritetet britanike, Komisioni Evropian, vende te NATOs, dhe organizata të padëshiruara në vendin tonë — shprehet Rusia
“Një pjesë e konsiderueshme e materialeve dhe aktiviteteve i kushtohet kërkimeve në sferat politike dhe ushtarake të Rusisë. Pjesëmarrësit e RUSI-t organizojnë rregullisht trajnime dhe seminare ku, nën petkun e kundërvënies ndaj një kërcënimi imagjinar rus, diskutojnë taktikat e operacioneve luftarake dhe të inteligjencës ruse, metodat e zhvillimit të luftës dhe krijimin e armëve të reja thihet ne njoftim.
“Anëtarët e OJQ-së publikojnë artikuj ku akuzojnë Rusinë për përpjekje për të aneksuar Evropën, për diskreditimin e Perëndimit dhe për ndërhyrje në proceset zgjedhore të vendeve të tjera. Një sërë materialesh përmbajnë thirrje drejtuar anëtarëve të NATO-s për t’u bashkuar me qëllim të ushtrimit të ndikimit më shkatërrues mbi ekonominë ruse. Me nisjen e operacionit të posaçëm ushtarak, retorika kundër-Rusisë është ashpërsuar; anëtarët e OJQ-së kanë filluar t’u bëjnë thirrje shteteve dhe qytetarëve të mbështesin Ukrainën dhe të forcojnë presionin e sanksioneve ndaj Rusisë”.tch
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë një vendim anipse si qeveri në detyrë. Qeveria ka vendosur që t’i ndajë nga 100 euro për të gjithë studentët. Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së sotme, përcjell KFVA. “Rritjen ekonomike e ndajmë me gjithë qytetarët. Në kuadër të kësaj, sot miratojmë vendimin për ndarjen nga
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se mbrëmjen e së hënës ka nisur një operacion intensiv për kërkimin e Halim Ramadan Sopaj, i cili është raportuar i zhdukur më datë 05.10.2025 në fshatin Janiqishtë, Komuna e Malishevës. Në njoftim thuhet se ekipet janë në terren dhe po vazhdojnë kërkimet për të. “Ekipet tona
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të qytetit të Lipjanit. Shaban Avdyli pretendon se mbesa e tij u sulmua nga ana e edukatorës Behare Gashi. ‘’Si dajë, jam i tronditur dhe shumë i lënduar për mbesën time.Sot në mëngjes në qerdhe , një
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, tronditi opinionin publik. Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamje momentin kur vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Kalajës, shkruan JOQ, përcjell KFVA .