Qeveria me “artileri të lehtë” i përgjigjet akuzave të ish-opozitës për Kurtin që u paraqit në gjykatë e jo në Prokurorinë Speciale

 

 

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur kritikave për paraqitjen e Kurtit në Gjykatë për të dëshmuar, dhe refuzimit të tij kundrejt Prokurorisë Speciale, raporton KFVA.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se veprimi i Kurtit nuk është standard i dyfishtë, sepse sipas tij nuk ka refuzuar asnjëherë të jap dëshmi në Prokurorinë Speciale, por me kërkesë që kjo të bëhet në zyrën e tij.

Kryeziu shton se për rastin e kanosjes, hetuesit e kanë intervistuar në zyren e kryeministrisë.

Postimi i plotë:

Paraqitja e kryeministrit Kurti në Gjykatë për rastin e kanosjes ndaj tij nuk është kurrfarë standardi i dyfishtë në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale.

Sa i përket ftesës së Prokurorisë Speciale, kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij. Përkundrazi, ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij, një praktikë kjo që ka ndodhur edhe më parë.

Ndërkaq në lidhje me rastin e kanosjes, zyrtarët hetues të autorizuar nga Prokuroria e kanë intervistuar kryeministrin Kurti pikërisht në zyrën e tij më 10 qershor 2025. Sot ai u paraqit në gjykatë si palë e dëmtuar.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…