Nëntë vjet më parë Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut, aktualisht anëtar i KQZ`së nga Lëvizja Vetëvendosje, bëntë thirrje publikisht për vrasjen e Kadri Veselit, raporton KFVA.
Me 27 shkurt 2016, në një status në “Facebook”, Alban Krasniqi shkruante:
“Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadri, ti kurrë nuk mund të fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri, të vjen radha edhe ty … shumë shpejtë, s`ka milici që të mbronë nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”, kishte shkruar Alban Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
Për këtë thirrje për vrasjen e Kadri Veslit, Albin Kurti kurrë nuk ishte distancuar.
Kurti, aktuaisht kryeministër në detyrë i është përgjigjur ftesës së gjykatës në rastin kur Faton Klinaku e kishte kanosur Albin Kurtin (si palë e dëmtuar).
Por Kurti ka disa muaj që nuk i përgjigjet Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave shtetërore, i cili ishte ftuar disa herë në cilësinë e dëshmitarin në rastin ku po hetohet ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Kurti gjatë seancës së të mërkurës, në cilësinë e të dëmtuarit tha para trupit gjykues se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike ndaj të atyre që e kishin kanosur Faton Klinakut e Nuredin Selmani.
Me të dal nga salla e gjyatës Kurti është pyetur nëse ai do të paraqitet në prokurorinë Speciale, por nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve